QTD: TË GJITHË AKTET E KOMUNAVE NË FAQE TË INTERNETIT

“Kemi propozuar që në projektligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vetëqeverisje lokale të gjendet dhe rregulli i cili më konkretisht do të rregulloj transparencën e punës nëpërmjet faqes së internetit”, kanë deklaruar nga Qendra për tranzicion demokratik.

Në këtë mënyrë, çdo akt i rëndësishëm i vetëqeverisjeve lokale do të ishte në dispozicion të qytetarëve në internet.

“Mbas përcaktimit të kësaj rregulle, është e nevojshme të përgatitet akti nënligjor i cili në mënyrë precize përcakton pamjen e faqeve të internetit të vetëqeverisjeve lokale dhe në çfarë mënyre do të publikohen dokumentet në faqe të internetit. Jemi dëshmitarë që kohën e fundit faqet e disa organeve shtetërore dhe vetëqeverisjeve lokale shndërrohen në labirinte në të cilët shumë vështirë vihet deri tek informacioni”. Për këtë arsye me aktin nënligjor duhet të caktohet ekzistimi i procedurës për vendosjen e dokumenteve ose mënyra e kërkimit”, theksojnë në QTD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi