Qyteti i Vjetër i Shasit: DËSHMITARË I VAZHDIMËSISË TONË MIJËVJEÇARE DHE I CIVILIZIMEVE TË MËDHA

Shasi është qyteti i vdekur më atraktiv në bregdetin e Adriatikut, burim i pashtershëm për arkeologët dhe historianët, dëshmitar i vazhdimësisë mijëvjeçare të jetës dhe civilizimeve të mëdha në këtë hapësirë.

Arkeologët pohojnë se lokaliteti i Shasit është më i rëndësishmi për studimin e periudhës nga shekulli 6 deri në sekullin 14 në vendin tonë.

Ky qytet u krijua në themelet e gradishtës ilire, pësoi dëmtime të rënda në tërmetin e vitit 518, e pak kohë pas kësaj ngjarje filloi procesi i ripërtëritjes së tij.

Pak kohë më parë, arkeologët zbuluan objektin nga periudha e Bizantit të hershëm (fillimi i shekullit 6), me varreza të groposura dhe një sasi të madhe materialesh nga kjo periudhë. Po ashtu, është i rëndësishëm gërshetimi i qeramikës romeje, bizantine dhe sllave, që tregon për bashkëjetesën e civilizimeve të mëdha në këtë hapësirë nga shekulli 6 deri në shekullin 10.

Si qytet episkopik Shasi për herë të parë përmendet në bulën e papa Aleksandrit të II nga viti 1067. Në yryshin e tyre të tmerrshëm në vitin 1242, hordhitë e Mongolëve e rrafshuan me tokë, ndërsa disa dekada më vonë u ripërtëri nga mbretëresha serbe Jelena.

Në këtë periudhë, Shasi kishte paranë e vet (sovacii civitas), stemat, skriptoriumet, demokracinë popullore. Atëherë, në kulmin e fuqisë së vet, ishte më i madh se Kotori dhe qendër e famullisë e cila mbante raporte të afërta tregtare me Shkodrën, qytetin më interesant të Ballkanit të Mesëm në 2.5 mijëvjeçarët e fundit.

Por, në fillim të shekullit 15 qyteti u gjymtua nga uria dhe varfëria, që ishin pasojë e konflikteve shumëvjeçare të Balshës së III me Venedikun, prandaj në dokumentet arkivore nga viti 1470 komuna e famshme Svacium përmendet vetëm si një fshat. Nëntë vjet më vonë, Shasi pushtohet nga Osmanët të cilët e sundojnë deri në vitin 1912.

Legjenda e cila daton nga fillim shekulli 16 thotë se qyteti i Shasit kishte kisha sa ka ditë në një vit. “Një pjesë nga koha, e një pjesë nga pushtuesi i furishëm, tani janë 365 varrë”, shton shkrimtari. Të gjitha ato ishin të stolisura me dekorimin arkitektonik që dëshmon për mirëqenien materiale të qytetarëve të Shasit dhe për afinitetet e tyre artistike.

„Shasi është rrëfim i madh, për fat të keq, akoma i patreguar. E tërë kjo zonë, me liqenin e Shasit dhe malin fascinant të Sumës, është unike në çdo pikëpamje. Pas gati gjashtë shekujsh mund të themi se njerëzit aty kanë jetuar me mushkëri të mbushura dhe kanë krijuar historinë, ndërsa ne, në fillim të mijëvjeçarit të tretë, duhet ta zbulojmë në mënyrën e duhur, ta valorizojmë dhe t’ia prezantojmë opinionit vendor dhe turistëve. Shasi dhe Kalaja në Ulqin duhet të jenë brendi ynë“, deklaruan nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Pikërisht këto ditë vijojnë kërkimet arkeologjike në këtë qytet të lashtë. Shpresojmë se Shasi i heshtur po zgjohet përsëri.

(Ky tekst u krijua në kuadër të projektit të promovimit të ndërkulturalizmit në Ulqin dhe Tivar, të cilin e financon Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave, nga Fondi për nxitjen e pluralizmit mediatik dhe shumëllojshmërisë së mediave.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë

Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash

Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ
Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ

Kompania “Becovic Management Group” është duke punuar në rikonstruksionin e hotelit të saj “Mediteran”. Siç theksohet, deri në maj të këtij viti do të përfundojnë punimet për ndërtimin e “Ville Version”,

Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS
Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq bëri të ditur që së shpejti pritet të përfundojë adaptimi dhe rindërtimi i Urgjencës në Ulqin. Sipas tij, kjo dinamikë është është dakorduar të hënën në një bisedë