Punëtori i njohur turistik dhe profesori në Gjimnaz, Ruzhdi Dervishi tha se Ulqinit i nevojiten tre drejtime të rinj për edukimin e kuadrove të nevojshme.
“Paralajmërohet hapja e hoteleve të reja, të mëdha, por shtrohet pyetja se kush do të punojnë aty? Prandaj na nevojitet shkolla hotelerike – gastronomike, bujqësore dhe e zanateve”, tha ai për Portalin Ul-info.
Siç thekson, kur para disa vitesh erdhën në Ulqin disa investitorë nga Franca për të marrë me qira Adën, ato thanë që menjëherë duhet të themelohen shkollat profesionale.
“Kuadrot nuk bëhen për një ose dy vjet. Është proces i gjatë dhe i mundimshëm, prandaj duhet nisur sa më parë”, shtoi Dervishi.