R.Gjonaj: KOMUNA E ULQINIT DO TË RRIS BURSAT STUDENTORE

Si një nga përfaqësuesit e studentëve të Ulqinit, ju njoftoj se dje, me iniciativën e z. Arian Muratit është mbajtur takimi i studentëve dhe sekretarit të Sekretariatit për Financa dhe Buxhet. Tema e takimit ishte rritja e shumës së bursës studentore, e cila ishte mjaft e ulët vite më parë dhe ishte një nga çështjet më të rëndësishme për studentët, veçanërisht në dy vitet e fundit.

Në takim u ra dakord që nga buxheti të parashikohet një shumë prej 60.000€ për këtë qëllim. 

Si përkujtim, për vitin akademik 2020/21 për të njëjtin qëllim janë caktuar 15.000 €, pas letrave të shumta (për të cilat ende nuk morëm përgjigje), peticioneve dhe deklaratave në media, që të mos ndërpritet bursa studentore atë vit, ndërsa për vitin akademik 2021/22 ishin paraparë 30.000 €, që ishte 65€/ në muaj për student, që ishte shuma më e ulët në të gjitha komunat bregdetare dhe ndër më të ulëtat në të gjitha komunat e Malit të Zi.

Veçmas na gëzon fakti që ne jemi ftuar këtë vit  nga zyrtarët e Komunës së Ulqinit për t’i shqyrtuar edhe mendimet tona dhe për t’u përfshirë në zgjidhjen e çështjeve studentore të Komunës sonë, gjë që deri më tani (së paku në 5 vitet e fundit), e them me keqardhje , nuk kemi pasur mundësi.

Jemi optimistë se me shumën e sivjetshme të paraparë për bursë do të plotësohen nevojat tona të përditshme, për të bërë një jetë studentore sa më dinjitoze dhe kështu të motivohemi për të përvetësuar më tej njohuritë gjatë shkollimit, gjë që shpresoj se do të arrijmë t’ia kthejmë qytetit tonë.

Sinqerisht,

Rajmond Gjonaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo