Gjyqi apelues i Malit të Zi ka hequr aktgjykimin me të cilin Aleksandra V. Gashi nga Ulqini është dënuar me 16 vite burg për arsye se, sipas vlerësimit të gjyqit, në mënyrë mizore vjehrrin e vet Luz Gashin. Aktvendimin e shkallës së parë me 25 mars e ka dhënë Dhoma penale e gjykatëses së Gjykatës së lartë të Podgoricës Evica Durutoviq.
Lënda, siç shkruan “Pobjeda”, është kthyer në gjykim të përsëritur, sepse është pranuar ankesa e avokatit të saj. Sipas aktakuzës së zëvendësit të Prokurorit të lartë shtetëror Velko Rutoviq, Gashi me 9 gusht të vitit 2008 rreth orës 23 në Ulqin nga pistoleta e tipit “kolt” ka vrarë vjehrrin me plumb në kokë.
Në gjykim të mërkurën, avokatët e saj kërkuan ekspertizë të re psikiatrike, çka gjyqi nuk pranoi.