Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi Pavlle Radulloviq deklaroi se e gëzojnë të dhënat për numrin e mysafirëve të lajmëruar në rivierën e Ulqinit.
“Numri i tyre është më i madh për 11 për qind. Këto janë ato mysafirë nga të cilët Ulqini, i tërë Mali i Zi kanë dobi”, tha ai për TV Vijesti.
Ai në pyetjen e këtij mediumi se si po vijon sezoni u përgjigj: Varet nga ajo se kë pyesni.