Ralleviq: UJËSJELLËSI RAJONAL – NJË NGA PROJEKTET MË TË SUKSESSHME TË BANKËS NË RAJON

Regionalni vodovod“Duke u nisur nga fakti që turizmi është sektori kryesor në Mal të Zi, mundësimi i furnizimit të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë për rajonin e bregdetit kishte rëndësi strategjike për vendin, Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (EBRD) në mes të viteve 2006 de 2010 siguroi katër këste të kredisë për projektin e ndërtimit të ujësjellësit rajonal me vlerë të përgjithshme prej 18 milion euro”, tha Radovan Ralleviq, bankier në zyrën e EBRD-së në Podgoricë dhe udhëheqësi i projektit të Ujësjellësit rajonal.

Sipas fjalëve të tija, ky projekt ishte poashtu i harmonizuar me politikën punuese të Bankës në fushën e infrastrukturës lokale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Tetë vite pas këstit të fundit, lirisht mund të thuhet se bëhet fjalë për një nga projektet më të mira të cilat i ka financuar banka, jo vetëm në vend por në rajon”, konstatoi ai.

Ai shtoi se Ujësjellësi rajonal tashmë është bërë një nga ndërmarrjet më efikase në pronësi shtetërore me rezultate gjithnjë e më të mira financiare.

“Nëse zbatohen propozimet e këshilluesve dhe përpjekjet e udhëheqësisë së Kompanisë, besoj që efikasiteti i sektorit në përgjithësi, qasja dhe cilësia e furnizimit me ujë në pjesën e konsiderueshme të bregdetit do të përmirësohen ndjeshëm”, përfundoi bankieri Ralleviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…