Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është një fenomen në politikën ballkanike dhe i pakrahasueshëm me askënd.
Duke e konsideruar një privilegj miqësinë me Abazoviç, kreu i qeverisë e ka uruar homologun e tij dhe e ka inkurajuar të vijojë të jetë garant i urës për vendet e rajonit dhe të shohë mbi ndasitë politike, sociale e akademike.
“Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit, sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes, duke u ngritur me shumë guxim përmbi ndasitë dhe duke ndërtuar një urë. Abaz, unë të uroj nga zemra që ti të vazhdosh të mbetesh garanti i urës, dhe ura të bëhet gjithnjë e më e gjerë dhe të rrezatojë jo vetëm elektoralisht sepse kjo është ajo çka është më e pakta, por të rrezatojnë rajonalisht si një pasqyrë ku të tjerët të gjejnë veten për të ndërtuar ura, qofshin lëvizje politike, sociale, akademike, por të krijojnë mundësitë që njerëz të cilët janë dënuar nga historia, të mund ta shikojnë njëri-tjetrin si njerëz, si bashkëqytetar apo bashkëjetues”, tha Rama.