Rama-Gjukanoviq: SIPËRFAQET UJORE TË RËNDËSISHME SI ATO TOKËSORE

Edi Rama, Millo GjukanovicGjatë qëndrimit të djeshëm në Podgoricë kryeministri i Malit të Zi dhe Shqipërisë Millo Gjukanoviq dhe Edi Rama janë pajtuar që problemet rreth lumit Buna duhet të zgjidhen me forca të përbashkëta.

„Projekti i pastrimit të këtij lum kushton shumë dhe ne duhet të ulemi dhe të mendojmë si ta zgjidhim këtë në mënyrë të përbashkët“, tha Rama.

Ai shtoi që sipërfaqet ujore janë po ashtu të rëndësishme si ato tokësore. „Duhet të themi që akoma nuk kemi arritur ti shfrytëzojmë tërësisht dhe ti japim në shfrytëzim qytetarëve tanë“, theksoi kryetari i Qeverisë së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi