Qeveria e re, e cila do të drejtohet prej Edi Ramës, do të ketë në përbërje të saj një numër mjaft të madh të grave. Ndërsa emrat e ministreve të reja do të jenë jo vetëm nga PS por dhe prej LSI. Edi Rama në komunikimin e tij ne Facebook, siç shkruan gazeta Metropol, ka preferuar të japë vetëm ketë detaj ne lidhje me përbërjen e qeverisë së re:
“Për gjithë ata që pyesin pafund për përbërjen e qeverisë mund të them vetëm se do ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit”.
Gjithësesi mësohet së tashmë mes vete krerëve të PS si dhe mes komunikimit PS- LSI janë duke u hedhur pikat e fundit në lidhje me emërat që do të jenë pjesë e qeverisë.