Rama –Thaçi: NË NËNTOR “LIDHJA SHQIPTARE” NË VLORË

Në nëntor do të miratohet axhenda e përbashkët të projekteve në kuadër të hapësirës pa kufij mes Shqipërisë dhe Kosovës, u morrën vesht kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Rama sqaroi se në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive do të konkretizohet bashkëqeverisja strategjike mes dy vendeve.

“Ne kemi rënë dakord që në nëntor të bëjmë mbledhjen e parë të përbashkët të të dyja qeverive dhe të fillojmë procesin e bashkëqeverisjes strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, që do të thotë se koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar nga punë të lëna përgjysmë, duhet t’ia lerë vendin një kohe ku qëllimet, objektivat dhe detyrat janë të përcaktuara në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive dhe çdo ministër duhet të japë llogari përpara të dy qeverive në mënyrë periodike për ecurinë e projekteve dhe për zbatimin e detyrave të dhëna bashkarisht”, u shpreh Rama.

Në këto takime të cilët do të zhvillohen çdo 6 muaj ministrat do të japin sqarime për çdo projekt konkret të nënshkruar mes palëve.

Dy kryeministrat deklaruan dhe edhe një aksion të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe energjisë, si dhe zgjidhje të çdo problemi të lindur mes dy vendeve. Rama theksoi se do të unifikohen programet e kulturës, shkollës, shkencës dhe sporteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.