Shiu i dendur që ka rënë ditëve të fundit ka depërtuar në të gjitha pjesët e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, si dhe në shumë pjesë të objektit të Qendrës së Kulturës.
“Fondi i librave, inventari i Bibliotekës, si dhe shëndeti i punonjësve dhe atyre që përdorin shërbimet tona janë në rrezik”, tha për Portalin Ul-info, udhëheqsja e Bibliotekës, Ardita Rama.
Ajo theksoi se ishte veçanërisht e shqetësuar për shkak se uji kishte depërtuar në instalimet elektrike.
“Kam apeluar disa herë në organet kompetente, por ato apele nuk dhanë fryte”, shtoi Rama.