Rama: UNË JAM KRYEMINISTRI I RI I SHQIPËRISË

“Sot ju populli i Shqipërisë vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës tonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë, të LSI dhe me aleatët e tjerë këtë përgjegjësi kaq të madhe.”- tha të martën mes shumë simpatizantëve  të grumbulluar para selisë së PS-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ai shtoi se do të jetë kryeministri të gjithë shqiptarëve, por edhe kryeshërbëtori i tyre.  Duke e cilësuar fitoren si nisjen dhe jo mbërritjen, Rama theksoi se ndryshimi që duam nuk mund të arrihet brenda natës. “Kjo fitore nuk është mbërritja por vetëm nisja. Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në të gjithë Shqipërinë, por tani nis puna e madhe për ta bërë ndryshimin realitet. Ndryshimi nuk do të vijë brenda natës, as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e  jetës sime, asgjë nuk vjen kollaj, por duhet të punosh dhe sakrifikosh fort për ta arritur.”- theksoi Rama.

Ai tha se tani që zgjedhjet përfunduan, vullneti im është tu shërbejë të gjithëve me përkushtim, dhe jo vetëm atyre që fituan. “Votën plebishitare unë nuk e konsideroj si triumfin e palës tonë, përkundrazi shumica marramëndëse që na dhanë shqiptarët më bën ende më realist për sfidën marrëmëndese që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë. Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndihet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti  falë meritës, të mos ndihet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndihet i rrezikuar. Të gjithë meritojnë respektin tonë,  se ndryshimi s’ka ardhur për ti bërë keq askujt që s’ka bërë keq, duke shkelur ligjet e këtij vendi.”- tha Rama.

Rama falënderoi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, të cilit i uroj gjithë të mirat në jetën e tij private, ndërsa e falënderoi, për të gjitha ato, që sipas Ramës, historia mbase mund t’i vlerësojë nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi