Ramiz Kelmendi: LETRA PREJ ULQINI

Ramiz Kelmendi(Një fragment në kujtim të Ramiz Kelmendit, i cili vdiq më 11 janar 2017)

Tridhjetëmijë «stranca» ka Ulqini, or Muho. Kanë ardhë pej gjithsekejt: pej Sarajevet, pej «Skopjet», pej Beligradi, pej «Gjakovicet»…

Gjashtëmbëdhjetë «pruga» plat e përplat vijnë në ditë në Ranë, para hotelit «Repuplikës».

Pa, pa. S’isht mahi.

Keni dhanë odat për «strancat»? Sa «pastela»? Të tana?! Pa, pa, s’ke ç’i ban. Ena na i këna lëshu të tana odat. Pesë-gjashtëqind dinerë për nji «pastelë» s’janë pak, or Muho, hê. Apa s’ish kështu?

Ç’i marrë ky popull!

Ke qenë sat n’pazar? A isht plat? Ene lirë, pa? Sa ka ba sat qilja e bastanit? E shalqini? A kishte tranguj? Se ma damate plat pazari, hê? Belda s’ish myllë ene…

Kishte mish ke Ficiqi?

Kisha me marrë paksa, pa i kam frigën rrugës. Plat «auto», gjithsekejt.

Pa, pa, s’isht mahi.

Ç’i marrë ky popull, o Muho…

S’jeni zotni?! E ça jeni? Shok?

Na falni, shok. «Strancat», këta tanët, të venit, lypin me u thanë veçse «gospodin», jo ndryshet.

Mos u çuditni, kështu e ka Ulqini: atij qi ka bishtin – ia këpusim, atij qi s’e ka – ia «zalepisim».

(Shkruar në vitet ’60, burimi: «Letra prej Ulqini», RILINDJA, 1990).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi