Sot është dita e fundit për dorëzimin e punimeve në konkursin ndërkombëtar për zgjidhjen arkitektonike-urbanistike për Ranë, të cilin nga mesi i janarit e ka shpallur kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
“Qëllimi i konkursit është përzgjedhja e Zgjidhjes më të mirë dhe më të përshtatshme ideore e cila me implementimin e zgjidhjeve të veta në mënyrën më efikase do të valorizojë potencialin e përgjithshëm të zonës së Ranës”, thuhet në konkurs.
Meqë bëhej fjalë për konkurs ndërkombëtarë, interesimi, siç mëson Portali Ul-info, ishte i madh.
Anëtarët e jurisë për vlerësimin e projekteve të dorëzuara përveç Gjekës janë arkitektët Rifat Alihoxhiq, Zana Sarvan, Fuad Mavriq, Nikola Drakiq, Suada Ismailaga, Mirlinda Cena dhe Dunja Bilalagiq, eksperti për arkeologji dhe konservim Lidija Lesar, si dhe Mustafa Gorana i Mehmet Tafica.