Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare këto ditë vendosi vinçin elektrik për nxjerrjen dhe uljen e anijeve të vogëla në portin e vogël Kaceme.
Thuhet se i tërë konstruksioni i vinçit është prej çelikut, antindryshk, pra i mbrojtur nga ndikimi i detit dhe i pajisur me mjetin për sigurimin nga mbingarkesa. Vinçi do të manovrohet me telekomandë.
NP “Të Mirat Detare” ndau 35.000 euro për blerjen e vinçit elektrik dhe ndërtimin e themelit prej betonit.