Delegacioni i komunës së Ulqinit, të cilin e udhëheq kryetari Fatmir Gjeka, shumë është e kënaqur me pranimin në të cilin ka hasur në promovimin e ofertës së sivjetme turistike të qytetit në Kosovë, është deklaruar për Portalin Ul-info.
Ato në televizorët më të shikuar të Kosovës (dje në RTK dhe KTV, ndërsa sot në TV 21 dhe Radio Dukagjini) banorëve të atij shtet veçanërisht i kanë folur për programin e begatshëm i cili do të zhvillohet për festat e një majit duke i ftuar të vizitojnë Ulqinin.Në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë sot për përfaqësuesit e medieve kosovare do të organizohet drekë pune ku edhe më hollësisht do të prezantohet materiali i ri propagandues i Organizatës turistike dhe oferta për këtë verë.
Në delegacion përveç Gjekes ndodhen nënkryetarët Safet Beci dhe Ardijan Mavriq, si dhe Minir Karamanaga, drejtor i OT, i cili ka organizuar këtë vizitë.