Skuadra e projektit të SOS linjës nacionale për viktima të dhunës në familje ka njoftuar se për një vit ka marr 38 telefonata nga Ulqini.
Më së shumti thirrje kanë të bëjnë me shërbimet e informimit, pastaj biseda konfidenciale/përkrahje emocionale, këshillim psikologjik, si dhe ndërmjetësime dhe intervenime urgjente drejtë institucioneve”, thuhet në kumtesë.
Rikujtohet që linja është falas për thirrjet nga cili do rrjet në Mal të Zi dhe është i qasshëm 24 orë, shtatë ditë në javë.