„Ne dëshirojmë t’i mundësojmë të gjithëve në Ulqin të punojnë pa pengesa, por mendojmë se nuk është mirë që në një vend të devastohet bulevardi „Teuta“ në mënyrë që diçka e tillë mos të bëhet rregull. Kështu, në një nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit komunal do të bihet vendimi për ndryshimin e Planit detaj urbanistik për këtë pjesë të qytetit“, i është thënë Portalit Ul-info nga administrata lokale.
Mirëpo, kompania „Castellana“ nga Podgorica e cila po ndërton pikën e karburantit në bulevard i ka të gjitha lejet për këtë punë, pra edhe të hap kalimin për objektin e vet i cili çon në Plazhin e madh, në bazë të PDU-së i cili në Parlamentin lokal është miratuar në vitin 2012.
Për këtë arsye, juristët të cilët i kemi kontaktuar vlerësojnë se kompania nga Podgorica mund të kërkojë kompensim në gjykatë.
Së shpejti pritet pranimi teknik i pikës së karburantit në mënyrë që nga fillimi i vitit të ardhshëm ajo të fillojë me punë.









