Rasti i punësimit të paligjshëm në Komunën e Ulqinit, për të cilin janë akuzuar gjashtë zyrtarë në këtë vetëqeverisje lokale, do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.
Propozimin akuzues e dorëzoi prokurorja speciale Sanja Joviqeviq, ndërsa do ta shqyrtojë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Ana Vukoviq.
Tash një dekadë Vukoviq e mbulon këtë pozitë. Udhëhoqi hetimin në rastin e Moldaves S.Ç. Pasi prokurori refuzoi të ngrejë aktpadinë, publikisht deklaroi se nuk pajtohet me këtë vendim.
Foto: Vijesti