Avokatët e Komunës së Ulqinit e morën sot aktgjykimin të cilin Gjykata ekonomike në Podgoricë e ka sjell me 20 korrik në rastin e njohur si „K1“.
Me këtë aktgjykim KOMUNA E Ulqinit detyrohet që për shkak të shembjes së 573 njësive banuese të vendbanimit turistik „K1“ në Plazhin e madh të paguajë paditësit, kompanisë „Rekreaturs“ nga Budva, 5.557.733 euro, mëson Portali Ul-info.
Siç thuhet në aktgjykimin e gjyqtarës Borjanka Zogoviq, Komuna e Ulqi nit duhet në afatin tetë ditor nga vendimi i formës së prerë, nën rrezikun e ekzekutimit të dhunshëm, të paguajë paditësit edhe kamatën ligjore duke ia filluar nga 20 prilli i vitit 2012, si dhe të kompensojë shpenzimet e procesit gjyqësor me vlerë 187.370,30 euro.
Mbrojtësit e Komunës kanë afat ligjor prej tetë ditësh që në këtë aktgjykim të japin ankesën para Gjykatës së apelit.