Para Gjykatës ekonomike në Podgoricë më 5 tetor është caktuar gjykimi në rastin e njohur “K1”.
Për të parën herë këtë lëndë do ta gjykojë Borjanka Zogoviq, sepse në fillim të prillit kryetari i Gjykatës ekonomike Bllazho Jovaniq ka pranuar kërkesën e mbrojtësit të komunës së Ulqinit për përjashtimin e gjykatëses Millica Popoviq.
Ato po ashtu janë të bindur se do të pranohet kërkesa e tyre që Gjykata ekonomike në Podgoricë është jokompetente për këtë lloj kontesti, si dhe që kompetente është vetëm Gjykata themelore në Ulqin.
Rasti “K1” po zvarritet nëpër gjyqësor tash më shumë se tre dekada, ndërsa paditësi i komunës së Ulqinit është “Rekreaturs AD”, pjesë e “Atlas grupit”.