Nëse organet kompetente në afat prej tre ditësh nuk i kapin vjedhësit dhe na e kthejnë pronën tonë do të organizojmë tubime protestuese në Plazhin e vogël, deklaruan Ulqinakët të cilëve në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes në portin e vogël Kacema iu vodhën tre motorë anijesh me vlerë totale prej rreth dhjetë mijë euro.
Ato i dërguan apel ministrit të punëve të brendshme Rashko Konjeviqit dhe drejtorit të Drejtorisë së policisë Slavko Stojanoviq që të kyçen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse, siç pohojnë, janë dhënë shumë prova që policia dhe prokuroria të reagojnë në mënyrë efikase. “Por, me sa duket, në nivel lokal nuk ekziston vullneti që autorët të kapen”, thonë ato dhe theksojnë që në Kaceme për tre vite janë vjedh 12 motorë.
Jozyrtarisht mësojmë që organet shtetërore së shpejti duhet të njoftojnë opinionin për informatat deri tek të cilat erdhën, si dhe cilat masat konkrete i kanë ndërmarr në “rastin Kacema”.