Rasti Kaceme: DËSHMITARI KA PARË BASHKAUTORËT

Kacema, KacemeGazeta “Vijesti” shkruan që dëshmitari i grabitjes së tre motorëve të anijesh në Kaceme ka parë që, me vendasin Andrija Karagjinoviq (34) kundër të cilit policia ka ngritur padi penale për këtë rast, kishte disa bashkautorë.

Një nga të dëmtuarit, Naser Bushatliq nga Kalaja, tha për këtë gazetë që të gjithë këto ato janë Ulqinak të cilët prej më herët janë të njohur për policinë. “Edhe laiku e ka të qartë që një person nuk mund ta bënte në grabitje të tillë, sepse vetëm motori im “Mercury” është i rëndë afër 70 kg”, tha ai.

Edhe kamerat nga një objekt në Plazhin e vogël, siç mësojmë, kanë incizuar dy makina të tipit “golf” me motorët e vjedhur, që do të thotë se disa persona ishin të kyçur në vjedhjen e motorëve në marinën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi