“Rasti Kino bahçja”: VAZHDON MARRJA NË PYETJE E DËSHMITARËVE

Kino bahcja, Kino basta, FamaMe kërkesë të Gjykatës themelore në Ulqin, javën e ardhshme do të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarëve në rastin “Kino bahçja”.

Ftesat për të dhënë dëshminë në polici iu dërguan disa këshilltarëve në Parlamentin e Ulqinit dhe ish drejtuesve të NË “Qendra për kulturë” Ulqin, derisa deklaratat më herët i dhanë shumica e ish anëtarëve të Këshillit drejtues të këtij institucioni.

Kino bahçja në Ranë me dekada ishte në pronësi të Qendrës për kulturë.

Për shkak të mosshfrytëzimit në veprimtarinë e dedikuar dhe mosveprimit të organeve dhe institucioneve të saja sipas vendimeve të instancave më të larta gjyqësore, Komuna e Ulqinit në pranverë të këtij viti përfundimisht humbi pronën shumë të vlefshme në pjesën më atraktive të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi