Ka avancime në hetimin e vjedhjes së rreth 3.100 eurove nga hapësirat e Organizatës turistike në Ulqin, shkruan shtypi i sotëm duke u bazuar në bashkëbiseduesit nga policia.
Sipas burimeve të “Vijesti”, ekzistojnë dyshime të caktuara, por akoma nuk është përcaktuar se kush i vodhi paratë në natën në mesë të dielës dhe të hënës.
Pritet që marrja në pyetje e të gjithë punëtorëve të përhershëm, përveç Minir Karamanagës, i cili në momentin e vjedhjes ishte në pushim vjetor, të bëhet ditët e ardhshme me anë të poligrafit.
Bashkëbiseduesi i “Vijesti” thekson se kjo nuk është vjedhja e parë në hapësirat e OT. “Para disa muajve janë zhdukur 700 euro, por ky rast, sipas asaj çfarë ne mësuam, nuk është lajmëruar në polici”, tha ai.