Ditët e ardhshme në hapësirat e policisë në Ulqin do të bëhet testimi me poligraf i punëtorëve të Organizatës turistike për rrethanat e vjedhjes së rreth 3100 euro nga hapësirat e këtij institucion, mëson Portali Ul-info.
Në polici thonë se hetimi ka dhënë rezultate në këtë rast dhe se është gati e sigurt që parat i ka marrë dikush nga të punësuarit në OT.
Në hetimin e deritashëm po ashtu është vërtetuar se ky nuk ishte rasti i parë i zhdukjes së parave nga OT.
Disa punëtorë të këtij institucioni thanë se me padurim presin që hetimi të përfundojë dhe të përcaktohet e vërteta e kësaj vjedhje.