Gjykatësi në lëndën të cilën punëtorët e hotelit “Otrant” kanë iniciuar kundër ish pronarëve të këtij objekti, kompanisë “Barkli Montenegro”, Lirija Buzuku, e cila është edhe kryetare e Gjykatës themelore në Ulqin, ka caktuar që ai proces të vazhdojë me 14 maj, në ora 11.30.
Meqenëse punëtorët kanë paditur edhe qiramarrësit e tanishëm të “Otrantit”, kompaninë “Argos”, atëherë me siguri do të vijë deri tek bashkimi i këtyre lëndëve, kështu që i gjithë procesi do të zgjatet, mëson Portali UL-info.
Para fillimit të seancës së fundit gjyqësore, të enjten e kaluar, erdhi deri tek konflikti verbal në mes të avokatit të punëtorëve Nebojsha Batriqeviq dhe mbrojtësit të të paditurve, Vanja Mugosha dhe Millosh Komneniq, për ç’arsye nuk u mbajt ajo.