Rasti “Rekreaturs”: KOSOVARËT POHOJNË SE BËHET FJALË PËR MASHTRIM

KamenovoPushteti malazez i mundësoi disa personave, të cilët u shpërngulen nga Kosova në vitin 1999, të riregjistrojnë kompaninë “Rekreaturs”, e cila ishte në pronësi të asociacionit të punëtorëve nga Kosova, dhe të bëhen zotërues të pronave jashtëzakonisht të vlefshme në Bregdetin Malazez: vendbanimit turistik Kamenovo, në afërsi të Budvës, dhe procesit gjyqësor “K1”, i cili nga fillimi i viteve tetëdhjetë u zhvillua me Komunën e Ulqinit.

Që në fund të vitit 2001, administrata në Kosovë vërtetoi vendimin e Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë në të cilin thuhej se nuk janë bërë kurrfarë ndryshimesh sa i përket statusit apo selisë së ndërmarrjes Rekreaturs, gjë që nuk u morë parasysh nga ana e pushtetit malazez.

Disa muaj më vonë, në vitin 2002 “Atlas grupi” i biznesmenit Dushko Knezheviq e bleu për 60.000 euro kompaninë “Rekreaturs AD Budva”.

Vetëm sipas vendimit të Gjykatës Supreme për rastin “K1”, nga Komuna e Ulqinit në xhiro-llogarinë e kësaj kompani vjet shkuan 100 herë më shumë para, rreth 6,4 milion euro!

Vlera e pronës në Kamenovo, me sipërfaqe prej 33.000 metër katror, vlerësohet 14 milion euro dhe ajo është, 99,7%, në pronësi të “Atlas bankës”. Në vitin 2014, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ia aprovoi kompanisë “Rekreaturs” kushtet urbanistiko – teknike për gjirin Kamenovo. Sipas këtij dokumenti planifikues, të cilin e miratoi Qeveria, në prapatokën e plazhit Kamenovo parashihet ndërtimi i vendbanimit turistik me pesë yje.

Nga Agjencia Kosovare e Privatizim (AKP) kumtuan se nuk do të heqin dorë nga dëshmimi para gjykatave malazeze dhe ndërkombëtare se bëhet fjalë për mashtrim dhe se kompania “Rekreaturs AD Budva” s’është trashëguese e të drejtës së pronësisë. “Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave tona dhe në lidhje me “Rekreatursin” AKP-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale-juridike të parapara me ligjet në fuqi në Republikën e Malit të Zi dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve do të ndërmarrë hapa , në kuadër të mundësive të veta, për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave pronësore”, kumtuan nga AKP-ja.

Disklajmer NEW 2

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do