Akademiku Sherbo Rastoder deklaroi se Fondacioni „Petroviq-Njegosh“ do të ndihmojë punën e Shoqatës „Dr. Martin Schneider – Jacoby“.
Ai është anëtar i Këshillit drejtues të Fondacionit, ndërsa të dielën në Kripore ishte i pranishëm në themelimin e kësaj Shoqate.
„Princi Nikolla Petroviq më dha mandatin që të deklaroj se Fondacioni do të përkrahë punën e shoqatës „Dr. Martin Scheider-Jacoby“, sepse ajo ka rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e Kripores dhe biodiversitetit në këtë hapësirë“, tha Rastoder.