Profesori i Ekonomisë turistike Rade Ratkoviq ka vlerësuar që “modeli specifik i privatizimit në të cili janë shitur hotelet me çmim I cili është arritur me vlerësim të lartë të premtimeve të investitorit që në një afat të caktuar do të ndërtoj hotelin në nivelin e kategorisë së lartë, është treguar i gabuar”.
Ai për radion Skala të Kotorrit ka theksuar që yjet e premtuara janë fikur më parë seç kanë shkëlqyer. “Privatizimi përmes shitjes me premtime, krejtësisht ka arritur efektin e kundërt dhe tani hoteli “Fjord” në Kotorr fundoset, Galebi në Ulqin për fat të keq është prishur “shëndosh e mirë”, ndërsa nuk është në dukje fillimi i ndërtimit të riut”, tha Ratkoviq dhe shtoi që më mirë do ishte sikur “Galebi” mos të ishte shitur.
“Vetëm” një pjesë e vogël e kapaciteteve në Mal të Zi duhet të kenë 5 dhe katër plus yje, ndërsa numri më i madh i cili ka kërkesën e vet në tregun vendas dhe ndërkombëtar duhet të jenë hotelet me 3 dhe katër yje. Duhet ti kthehemi rregullave normale të punës, e jo shitjes masovike me çmime të ulëta dhe me premtime joreale”, përfundoi dr Ratkoviq.