Dekani i Fakultetit për biznes dhe turizëm në Budvë prof. dr. Rade Ratkoviq ka vlerësuar në bisedë për Portal Analitika se ndërtimi në dy dekadat e fundit në bregdet (Budve, Ulqin, Petrovac…), si dhe disa mega projekte të paralajmëruara, paraqesin të paktën tallje me parimet e turizmit të qëndrueshëm.
“Kemi akoma mundësi dhe kohë që t’i kthehemi drejtimeve të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm të parapara me Master plan të vitit 2007/2008. Është e nevojshme që të ndërmarrim masa sanuese për të zbutur gabimet më drastike investuese. Parakusht i suksesit është që të ballafaqohemi me situatën reale dhe të organizohemi për zgjidhjen e problemit. Duhet të kemi më shumë besim në aftësitë e veta profesionale, shkencore dhe sipërmarrëse, e jo vetëm t’i përmbahemi përfaqësive politike, të cilët, për nga natyra, janë jokompetente për udhëheqjen e ekonomisë dhe turizmit. Është aksiomë e vjetër ekonomike: paratë dhe investimet sa më larg nga politika”, theksoi Ratkoviq.
Siç shtoi, privatizimi nëpërmjet partneritetit të shëndetshëm publik-privat në mes shtetit, kompanive vendase dhe qytetarëve “siç duket nuk jeton as si ide, e ai, në bazë të rekomandimeve teorike dhe mesazheve të praktikave të mira, është rruga më e mirë e menaxhimit të zhvillimit të qëndrueshëm në të tre komponentët, atë ekonomike, ekologjike dhe sociale”.