Ratkoviq: SEZONI I MIRË ATËHERË KUR TË ZGJAS NHA PRILLI DERI NË NËNTOR

Sezoni turistik do të jetë e kënaqshme  atëherë kur të vijnë mysafirët nga tregjet kryesore eminente dhe kur ajo të zgjas nga prilli deri në nëntor, ka vlerësuar dekani i Fakultetit për biznes dhe turizëm në Budva, Rade Ratkoviq.

“Me efektet e sezonit turistik do të jemi të kënaqur kur të kthehemi në tregjet kryesore eminente evropiane. Akoma kemi dyndje të madhe e cila zgjatën shkurt në kulmin e sezonit turistik me mysafirë dominues nga Rusia”, tha Ratkoviq për agjencinë Mina-business.

Ai tha që të gjithë do të jenë të kënaqur atëherë kur të vijnë mysafirët nga Gjermania, Britania, Franca dhe shtetet skandinave.

“Për një gjë të tillë, duhet të përgatitemi në mënyrë organizative, me marketing dhe ofertë të mirë që të bëjmë organizim adekuat të menaxhimit të destinacionit dhe përmirësim radikal të imazhit të destinacionit”, mendon Ratkoviq.

Në këtë mënyrë, siç përfundoi ai, Mali i Zi do të kthehet në zonën e rezultatit pozitiv financiar në turizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi