Sezonet turistike do të jenë të shkurta derisa oferta të bazohet në tregun e Rusisë dhe në shtetet e regjionit, e për ta zgjatur atë duhet të ndryshohet struktura e mysafirëve, mendon dekani i Fakultetit për biznes dhe turizëm në Budva, Rade Ratkoviq.
“Tepër jemi të mbështetur në tregun e Rusisë, i cili bënë pjesë me 22.4 për qind në strukturën e mysafirëve dhe Serbisë me 13.1 për qind, derisa jemi pak të shtrirë në tregjet kryesore turistike të Evropës, përkatësisht Gjermani, katër për qind, Austri 3.5 për qind, Britani dhe Francë, si dhe shtetet skandinavike”, tha Ratkoviq për agjencinë Mina-Bussines.
Sipas fjalëve të tija, nuk është keq të vij numër i madh i turistëve nga Rusia, Serbia dhe shtetet e regjionit, por nëse dëshirohet sezoni më i gjatë turistik deri në gjashtë apo shtatë muaj, duhet të rritet prania e turistëve nga Gjermania, Britania, Franca dhe shtetet tjera perëndimore.