“Në bazë të konceptit të Qendrës ekologjike ndërkombëtare, të cilën e punojë grupi i intelektualëve të pavarur para katër viteve, edhe DEG studimit për 10 lokalitete në Bregdetin malazez, ndër të cilët është edhe Valdanosi, duhet të shpallet konkursi për zgjidhjen programore ideore për këtë zonë unike. Rreth kësaj pastaj do të zhvillohet debat publik dhe do të përcaktohet zgjidhja më e mirë, të cilën do ta miratonte kompania për menaxhimin e kësaj hapësire”, deklaroi profesori i ekonomisë dr Rade Ratkoviq.
Sipas fjalëve të tija, kompania do të formohej mbi parimet e partneritetit publik-privat, me pjesëmarrjen e shtetit, Komunës së Ulqinit, qytetarëve-pronarëve të ullishtës në Valdanos, si dhe sponsorit ndërkombëtarë.
“Në këtë koncept do të kërkoheshin mjetet për financimin e projektit, si dhe përkrahja e organizatave ekologjike”, shtoi Ratkoviq.
Ai tha se këtë ide duhet ta shtyjnë drejtuesit e komunës, sepse, siç theksoi, gjendja momentale dhe shkatërrimi i këtij gjiri nuk i konvenon askujt.