RDA “Ulqin Biznes Asociacioni(UBA)” mbajti punëtorinë në kuadër të projektit „Sektori civil i qëndrueshëm i Ulqinit për një mjedis më të mirë“, i cili ka për qëllim të forcojë organizatat e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në komunën e Ulqinit.
Në këtë punëtori ishin prezent kryetari i Komunës Loro Nrekiq, si dhe nënkryetarja Hadixhe Gjoni, gjithashtu pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të organizatave tjera të cilat merren me mbrojtjen e mjedisit, por jo vetëm. Gjatë këtij takimi u fol se sa e rëndësishme është që të kemi mjedis të pastër, sepse në këtë mënyrë do të kemi dhe një shoqëri më të shëndoshtë.
Ky projekt mbështetet nga programi për dhënien e granteve “Komuniteti im – një komunitet më i fuqishëm”, ndërsa financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit IPA për zhvillimin e shoqërisë civile të Malit të Zi.