(Reagimin ju sjellim siç mbërriti ne redaksinë tonë)
Me rastin e tekstit qe eshte publikuar ne portalin info-ul mbi numrin e turisteve, Organizata Turistike pohon qe te dhenat qe ka dhene ministri i turizmit z.Gvozdenoviq i cili ishte per vizite dje ne Komunen e Ulqinit qe ne qytet pushojne rreth 20% turiste me teper, ishin te sakta por kishin te bejne me te dhenat e raportit te fundit qe OT i ka bere me daten 16.08.2013, qe ishin derguar ministrise perkatese, ishin te publikuara ne medije dhe ishin informatat e fundit me te cilet kemi disponuar deri ne momentin e vizites se ministritit Gvozdenoviq, pasi qe te gjithe jane ne dijeni qe Organizatat lokale turistike bejne raportet mbi numrin e turisteve vetem njehere ne jave dhe ate cdo te premte
Sa i perket raportit te dites se sotme qe ne qytet pushojne 3% me teper turiste ne krahasim me vitin e kaluar poashtu eshte nje informate mjaft kurajuese ku intenziteti I numrit te turisteve ndryshon nga java ne jave dhe te gjithe jane ne dijeni qe kjo periudhe ne vitin e kaluar ishte pas festes se Bajramit ku qyteti yne ishte plot turiste dhe ishte periudha me e vizituar gjate gjithe sezonit , dhe ne krahas kesaj kemi te dhenat qe sot kemi me teper turiste ku hotelet kane rritje per rreth 30% kurse kampet per 80% me teper turiste ne krahasim me vitin e kaluar ne te njejten kohe.
Organizata Turistike reagon pasi qe autori tekstit ka gabuar ne definimin e te dhenave statistikore per dy javet e fundit dhe me kete tekst publikisht njoftojme te gjithe qytetaret qe edhe ministri Gvozdenoviq edhe Organizata Turistike kane dhene informatat e sakta mbi numrin e turisteve.
Minir Karamanaga
Drejtor i Organizates Turistike Ulqin