Reagimet për protestën në Adë: ZGJOHET KURAJA DHE SOLIDARITETI QYTETARË

“Protesta në Adë, gjegjësisht performanca të cilën të shtunën para portës në Adë e organizoi MOGUL-i, me përkrahjen e disa organizatave joqeveritare nga disa pjesë të Malit të Zi, tregoj që në Ulqin po zgjohet kuraja dhe solidariteti qytetarë”, deklaroi kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq.

Ai theksoi që është po ashtu indikative që numri më i madh i atyre që janë më të zhurmshëm në kafene dhe vazhdimisht ankohen për këtë portë nuk erdhën në tubim. “Është e qartë që bëhet fjalë për sasi të madhe të frikës të cilën e demonstrojnë pushtetarët arrogant, e që frika nuk është pa bazë dëshmon dhe prania e madhe e policëve në uniforma dhe civil të cilët ishin atë ditë në këtë tubim të qetë”, shtoi ai.

Të hënën, për këtë rast deputeti i Malit të Zi Pozitiv në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq e lajmëroj të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për lirinë dhe shprehjen e mendimit Frank la Ru, e cila këto ditë ka qëndruar në vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi