Reagimi i URA-së: TË GJITHË E DIJNË MIRË SE KUSH BLENË VOTA NË ULQIN

“Të gjithë e dimë se e vetmja gjë që di të bëjë Unioni Demokratik i Shqiptarëve është blerja e votave, që po bëhet bashkë në Ulqin nga djali i Mehmet Zenkës, Hasan dhe aktivisti i PDS-së, Tihomir Rakocevic. Kjo është e vërteta absolute që e di i gjithë Ulqini. U bëjmë thirrje organeve kompetente shtetërore që të monitorojnë të gjithë procesin, por edhe të hetojnë pretendimet tona dhe të tyre për blerje votash dhe të përcaktojnë se kush e thotë realisht të vërtetën”, tha Këshilli Komunal i URA-së Ulqin, si përgjigje të akuzave të mëparshme të bartësit të listës së UDSH-së. Mehmet Zenka.

LQ URA Ulqin thekson se deklaratat e pafuqishme, keqdashëse dhe tragjikomike të bartësit të listës së UDSH-së, Mehmet Zenka, nuk janë të habitshme. LQ URA fton qytetarët e Ulqinit që të mendojnë nëse Zenka është në gjendje të udhëheqë një komunitet lokal, e lëre më Ulqinin si komuna më premtuese në Mal të Zi. Ulqini ka nevojë për staf të ri, të aftë dhe të arsimuar, bartës të ndryshimeve për të mirë, jo Zenka dhe dinosaurët e së kaluarës, që duan të jenë varëse e Partisë Demokratike të Socialistëve në planin e shkatërrimit të mëtejshëm të qytetit.

LËVIZJA QYTETARE URA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…