Reagimi: NREKIQ SHMANGI DISKUTIMIN RRETH NEGOCIATAVE

Ulcinj, Ulqin, Panorama“Është e pasaktë dhe e pavërtetë deklarata e kryetarit të PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq që nuk është i njoftuar me pakënaqësinë e anëtarëve dhe simpatizuesve tanë mbas negociatave të udhëhequra keq për formimin e pushtetit lokal. Sepse, në çdo mbledhje të Këshillit ekzekutiv dhe komunal kishte bisedë edhe për këtë. Por, Nrekiq këtë e shmangu çdo herë, gjë që mund ta dëshmojnë të gjithë anëtarët e organeve partiake”, thuhet në reagimin e një pjese të anëtarëve të PDS-së dorëzuar medieve.

Theksohet që ato vazhdimisht kanë paralajmëruar për këtë rrjedhë të ngjarjeve dhe për këtë arsye janë drejtuar me shkrim kreut të partisë. “Tani presim përgjigjen e tyre”, thuhet në reagim dhe shtohet që 40 për qind e anëtarëve të Këshillit ekzekutiv dhe komunal të PDS-së kanë mbetur pa punë dhe jetojnë me vështirësi.

Përfundohet që udhëheqësia aktuale e PDS-së në Ulqin ka privatizuar partinë dhe funksionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi