Reagojnë hotelierët: TVSH-ja MË E LARTË NDIKON KEQ NË TURIZËM

Rritja e normës së tatimit mbi vlerën e shtuar TVSJ nga 17 në 19 përqind, do të reflektoj negativisht në sezonin e sivjetshëm turistik, e ka mundësi të ndodh e njëjta gjë edhe vitin e ardhshëm, kanë thënë nga Dhoma ekonomike e Malit të Zi.

Sipas fjalëve të kryetarit të Këshillit për turizëm dhe hotelieri pranë këtij institucioni Dragan Ivançeviq, çdo goditje në politikën e çmimeve para fillimit të sezonit turistik nuk është i mirë.

“Edhe pse TVSH për pjesën e akomodimit do të mbes i njëjtë, norma e re e tatimit gjithsesi do të reflektohet në rritjen e çmimeve të ushqimit dhe pijeve në hotele dhe objekte tjera, çka do të shkaktoj goditje në përfitimet në turizëm këtë vit”, vlerësoj Ivançeviq në deklaratën për MINA.

Ai tha që çmimet e kontaktuara nuk mund të ndryshohen, por që çdo rritje e ofertës jashtë pansionit mund të reflektohet jo vetëm në këtë, por edhe në sezonin e ardhshëm turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi