Real estate: HIQENI ZHURMËN NË RANË

gani_resulbegovic1Kompania “Real estate” i dërgoi organeve kompetente kërkesën që urgjentisht të reagojnë dhe të heqin zhurmën e cila sidomos gjatë fundjavës vjen nga Plazhi i vogël.

“Për shkak të muzikës së zhurmshme kemi marrë një numër të madh ankesash nga mysafirët të cilët qëndrojnë në hotelet “Pallati Venecia” dhe “Kulla e Ballshajve”. Sepse, ato nuk mund të pushojnë e as të flenë, ndërsa ne jemi të detyruar të paguajmë penalitete me çka është vu në pikëpyetje puna jonë dhe bashkëpunime partnerët”, thuhet në letrën të cilën organeve komunale dhe shtetërore ia dërgoi drejtori i kësaj kompani Gano Resulbegoviq.

Ai kërkoi që organeve inspektuese ti urdhërohet që ti mbyllin ato objekte, sepse me lëshimin e muzikës më të fuqishme seç është e lejuar prishin rendin dhe qetësinë publike dhe krijojnë imazh të keq për Ulqinin.

“Nëse kështu vazhdon, çdo herë do të dorëzojë padi penale kundër personave përgjegjës dhe do të kërkojë kompensim”, tha Resulbegoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi