Trashëgimia kulturore, materiale dhe jomateriale, paraqet sistemin e vlerave, besimeve, traditave dhe stilit të jetesës së një shoqërie që transmetohet brez pas brezi. Trashëgimia kulturore është një nga segmentet kryesore të zhvillimit të turizmit në Ballkanin Perëndimor.
Zhvillimi i teknologjisë dhe mbi të gjitha përhapja e saj e madhe dhe disponueshmëria më e lehtë, krijoi kushtet për përdorimin inovativ të saj për valorizimin e trashëgimisë kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit. Zhvillimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit ka ndikuar në avancimin e menaxhimit, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Realiteti virtual (VR) mund të përkufizohet shkurtimisht si “lidhja e objekteve reale me botën e teknologjisë”. Me ndihmën e VR-it, turistët mund të shëtisnin virtualisht në lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike në Mal të Zi. Turistët mund të përjetojnë praktikisht trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale, duke e bërë në këtë mënyrë pëvojën e tyre më të kompletuar.
Me projektin HeritageREVIVED, me ndihmën e realitetit virtual (VR), planifikohet përpunimi virtual i
lokalitetit arkeologjik në Shas, si dhe Muzeut të Ulqinit në Kala.
Vizitorët do të mund të shëtisin virtualisht në lokalitetin arkeologjik të Shasit, për të shijuar arkitekturën mesjetare të kishës së Shën Mërisë dhe Katedraljes së Shën Gjon Pagëzori. Shëtitja virtuale do të jetë gjithashtu e mundëshme edhe në Sheshin e Skllevërve në Kalanë e Ulqinit, citadellë, muzeun arkeologjik dhe etnografik, si dhe në Kullën e Balshajve.
HeritageREVIVED: Ruajtja, valorizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në periferi të zonave urbane (Preservation, valorisation and promotion of cultural heritage on the outskirts of urban areas) është projekt që synon të integrojë trashëgiminë e pasur kulturore për të cilën njihet rajoni ynë në një ofertë të qëndrueshme të përbashkët ndërkufitare të turizmit kulturor, si dhe krijimin e kushteve për menaxhimin e qëndrueshëm të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore. Projekti trajton në mënyrë specifike ato lokalitete që ndodhen në periferi të zonave urbane që shpesh janë të rrezikuara fizikisht, të neglizhuara, të paarritshme dhe të promovuara dobët.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit INTERREG – IPA CBC Croatia – Bosnia and Herzegovina – Montenegro. Partneri udhëheqës është Agjencia e Zhvillimit të Qarkut të Hercegovinës Perëndimore – HERAG (Bosnje dhe Hercegovinë), ndërsa partnerët e tjerë të projektit janë Qyteti i Ljubushkit (Bosnje dhe Hercegovinë), Qyteti i Solinit (Kroaci), Administrata Rrugore e Qarkut të Spliti (Kroaci) dhe Komuna e Ulqinit (Mali i Zi).
Si pjesë e fushatës promovuese të projektit, u organizua prezantimi i projektit HeritageREVIVED për nxënësit e Sh.F. Marshalli Tito nga Ulqini, dhe mësimdhënësit e tyre, si dhe shpërndarja e broshurave në një stendë në qendër të qytetit. Për projektin folën sekretari i Sekretariatit për Kulturë, Sport, Rini dhe Veprimtari Shoqëror, Artan Çobi dhe kustosi i Muzeut, doktori i arkeologjisë Anton Lulgjuraj.









