Sekretari Osmanoviq: REALIZIMI I BUXHETIT 14% MË MIRË SE VITIN E KALUAR

Sead OsmanovicAnaliza e të dhënave për këtë vit dhe vitin e kaluar na jep të konkludojmë se realizimi i buxhetit është 64%, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 50%.Nga 11,9 milion te planifikuara, deri më tani jane realizuar 7,6 milion eur.

Në anën e të hyrave të buxhetit janë duke u zhvilluar aktivitete të intensifikuara. Në këtë drejtim, informojmë qytetarët që do ti vizitoj inspekcioni tatimor i cili ka për qëllim të kontrollojnë pagesën e tatimit dhe regjistrimin e pasurisë së patundshme. I lusqytetarët që të paguajnë tatimet dhe të regjistrojnë patundëshmerinë e tyre, me qëllim që të mos përballen me gjobadhe pagesa te interesit. Kundër qytetarëve të paarsyeshëm do të fillojmë procedurën kundërvajtëse në gjykatë.

Në këtë periudhë gjithashtu jemi duke kryeredhedisa analiza të borxheve e trashëguara si dhe aktivitete në ristrukturimin e tyre. Prandaj kërkojmë nga partnerët tanë që të na vizitojnë dhe së bashku të përcaktojnë dinamikën e pagesës së borxheve. Kërcënim për stabilitetin tashmë krijuar buxhetit janë dhe bllokadat e mundshme të llogarisë nga përmbaruesi publik në bazë të disa faturave nga viti i kaluar, ku nuk janë kryer të gjitha proçedurat për urdhërimin dhe prokurimin të mallrave! Disa bllokada tashmë janë zbatuar në dëm të buxhetit. Ne po përpiqemi që çdo euro ta ruajmë në buxhetin e komunës dhe ti shpenzojmë mjetet sipas dedikimit te tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…