Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka do të jetë drejtori i ri i Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale”, mëson Portali Ul-info.
Këtë vendim mbrëmë e solli Këshilli drejtues i kësaj ndërmarrje, në krye të të cilit ndodhet Amir Hollaj.
Me emërimin e Zenkes, i cili në funksion do të fillojë të hënën, do të realizohet në pjesë e marrëveshjes së koalicionit për formimin e pushtetit në komunë të Ulqinit.
Përndryshe, Zenka më herët ishte nënkryetar i Komunës dhe drejtor i NP “Për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave – Ulqin”.