REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE: SHKELJA E TË DREJTAVE TË TË PUNËSUARVE – RASTI I MIRSAD GJURGJEVIQIT

 

0e1be66233e428c4e4764644772f724dMirsad Gjuegjeviq pretendon se është diskriminuar dhe se të drejtat e tij nuk ka mundur t’i mbrojë në gjyq, pasi që është shkarkuar nga MPB. Në vendin e tij pohon se është pranuar një punëtor tjetër, pa përgatitjen adekuate shkollore dhe atë përmes konkursit intern.

MirsadGjurgjeviq shtatë vite ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) si këshilltarë i lartë. Shumicën e kohës e ka kaluar në NjësinëRajonale (NJR) në Plevle, por ka punuar edhe si ndihmës në Tivat dhe Tivar. Megjithatë, asnjëherë nuk ka marrë vendimin për punë të përhershme. Në fillim të vitit 2015 ka mbetur pa punë. Atë vit, në shkurt, i është dorëzuar shkarkimi. Disa muaj pas kësaj, në vendin e tij është pranuar me vendim të përhershëm një zyrtarë tjetër dhe atë në bazë të konkursit intern.

„Jam I diskriminuar në bazë të përkatësisë politike dhe fetare. Të drejtat e mija nga marrëdhënia e punës janë shkelur disa herë“, thotMirsadGjurgjeviqnë bisedënpër Qendrën për gazetari investigative të Malit të Zi(CIN-CG). Tani është i pa punë. Pohon se ai është i vetmi zyrtarë i NjësisëRajonale Plevle të cilit pas kaq vitesh nuk i është mundësuar të krijojë një marrëdhënie pune të përhershme. Ai ka paralajmëruar se të drejtat e tija do t’i kërkojëpranë institucioneve kompetente.Mirsadi shton se vendin e tije të punës, me kualifikimin e tij,kryeshefiMiomirBoroviq ia ka dhënë  “dikujt që nuk i përmbush kushtet”.

Nga MPB janë përgjigjur për CIN-CG që MirsadGj. ka pasur të njëjtin trajtim si zyrtarët e tjerë, kështu që vërejtjet e tija nuk kanë „baza ligjore dhe formale“.

MirsadGj.megjithatë thekson ,se ka qenë idiskriminuar edhe gjatë punës. „Nuk kam qenë i emëruar sipas sistematizimit dhe përgatitjes time profesionale”thotë ai. Ish zyrtari ka thënë se problemet kanë vazhduar edhe kur është dërguar si ndihmës në NJR Tivar dhe Tivat. “Nga qershori 2013 deri në qershorin 2014, kam punuar si ndihmës për shkak të mungesës së kuadrove në NJR Tivar, edhe pse kam kërkuar, asnjëherë nuk kam fituar vendim për këtë”, ka veçuar MirsadGj.

Mirsadi pohon se gjashtë muaj nuk ka fituar kompensimin që i takon zyrtarit i cili dërgohet në një njësi tjetër, për shkak të mungesës së kuadrove.

“Vendimin për tu dërguar si ndihmës në NJRTivat, në të cilin thuhet se unë kam të drejtë për një tarifë mujore prej 350 euro dhe 50 euro në muaj për shkak të përdorimit të makinës private për qëllime zyrtare, unë nuk e kam fituar kurrë. Gjithashtu, tarifa që është rregulluar me këtë vendim, nuk më është paguar, “shpjegoi ai.

CIN-CG ka fituar sqarime nga MPB që Gjurgjeviqit nuk i kanë dorëzuar vendimin për delegimit e tije në NJR Tivar për shkake të urgjencës, por theksojnë se Gjuroviq ka pranuar vullnetarisht që të punojë aty për një kohë të shkurtër.

“Prandaj, Byrosë për Çështje Juridike dheBurimet Njerëzore të MPB, nuk i është dërguar një propozim për lëshimin e vendimit”, kanë kumtuar ngaMPB.  Në MPB pohojnë se nuk është i vërtetë as konstatimi se gjatë angazhimit në TivatMirsad Gj.kishte të drejtë për kompensim për përdorimin e automjeteve private për qëllime zyrtare.

Gjykata Themelore në Plevle vendosi në favor tëMirsadGjurgjeviqit, por më vonë ky vendim u kontestua në Gjykatën e Lartë me arsyetimin se Ligji i Punës nuk mund të aplikohet për të punësuarit dhe zyrtarët shtetërorë.

Organizata joqeveritare Instituti Alternativa (IA) çështjen e Mirsad Gj.e karakterizoi si një “shkelje specifike të të drejtave të zyrtarëve shtetërorë” në iniciativën, e cila muajin e kaluar i është  dërguar Ministrit të ri të brendshëm GoranDanilloviq.

IA, e cila merret me reformën e administratës publike, ka analizuar në iniciativën edhe ndryshimet që janë ende në formën edraftit të Ligjitpër Zyrtarët dhe Punonjësit Shtetërorë. Nga IA kanë paralajmëruar se edhe në ndryshimet legjislative të propozuara, mund të vazhdojë praktika e vjetër sipas të cilës eprorët kanë të drejtë ekskluzive për të zgjedhur kandidatët që nuk janë të rangut më të mirë gjatë verifikimit të aftësive.

Nga kjo organizatë paralajmërojnë se zgjidhjet e reja që janë propozuar në Draftin e ligjit, nuk do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar ndikimin politik mbi të punësuarit në organet shtetërore. Ata konsiderojnë se është i pasaktë kategorizimi i posteve të zyrtarëve. Kjo në praktikëdo të thotë se nuk vendoset një vijë e qartë midis pozicioneve politike dhe profesionale në organet shtetërore, ku edhe deri tani ka ekzistuar problemi.

Shumica e të punësuarve në Mal të Zi në administratën publike janë në MPB, rreth 5000, mirëpo kur bëhet fjalë për të drejtat e punonjësve, problemet në këtë departament janë më të shumtët. Edhe IA thekson se problematikë kanë qenë konkurset internepërmestë cilëve MPB ka punësuar një numër të madhzyrtarësh, tëcilët janë punësuar nëkohë të caktuar. “Sipas të dhënave tona, ka pasur zyrtarë të cilët kanë punuar për në kohë të caktuar, për më shumë se 15 vjet, por nuk e kanë pasur mundësinë për të marrë punë të përhershme, mirëpo kur për pozitën e tyre është shpallur konkursi, ata praktikisht kanë mbetur pa punë “, kanë theksuar nga IA.

MirsadGj. disa herë për shkeljen e të drejtave në vendin e punës e ka njoftuar ish-ministrin  RashkoKonjeviq, si dhe ministrin aktualDanilloviq. Përgjigje prej tyre nuk ka marrëasnjëher.

Ana KOMATINA (CIN CG)

 

Të punësuarit me kohë të caktuar -veçanërisht të pambrojtur

Milena Millosheviq, hulumtuese e politikave publike në IA tregon se rastii MirsadGj. ilustron se si neglizhenca dhe papërgjegjësia e administratës shtetërore mund të prekë të gjithë qytetarët. Ajo thekson se personat të punësuar në kohë të caktuar në administratën publike, janë veçanërisht personavulnerabël. “Ne kemi paralajmëruar kompetentët në administratën publike qëmarrëdhënia e punësnë kohë të caktuar e shumë zyrtarëve, ka qenë në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Së bashku me ne, këtë problem e ka shfaqur dhe Institucioni Shtetëror i Revizionit”shpjegon ajo.

Milena M. thekson se pikërisht Ministria e Punëve të Brendshme, ku Mirsadi ka qenë i punësuar, kryeson në punësimine paligjshëm në kohë të caktuar.

Ajo ka vlerësuar se Qeveria me “informacion të diskutueshëm” nga viti 2013 ka paragjykuar rezultatet e konkurseve për vende pune të cilat kanë qenë të plotësuara në kohë të caktuar, duke iu bërë të mundur kolegëve të MirsadGjurgjeviqit për t’u paraqitur. “Edhe pse këta kolegë ishin të privilegjuar padrejtësisht në krahasim me aplikantët tjerë të interesuar, Mirsadi ka qenë idiskriminuar. Pra, kjo është edhe historia se si praktikate këqija në administratën tonë shumohen dhe më paspërpiqen t’i”fshehin nën qilim,” thekson ajo.

Nga MPB, megjithatë, thonë se të gjithë kandidatët kanë një status të barabartë në punësim: “Procedura e konkurseve ka qenë publike dhe është zbatuar nga Drejtoria për Burime Njerëzore. Askujt nuk ka qenë  e mundur t’i premtohet as t’i sigurohet  zgjidhja  e statusit të punës, për shkak se në konkurs ka mundur të paraqitet çdo kandidat që plotëson kushtet dhe secili kandidat ka pasur status dhe mundësi punësimi të barabarta”, shkruan në përgjigjen e vet MPB, në pyetjeeeCIN-CG.

Milena M.ka komentuar edhe transferimin e Mirasd Gj. nga një njësi rajonale në një tjetër. Edhe në qoftë se është marrë vendimi për transferim, thotëajo, një praktikë e tillë do të ishte e diskutueshme, sepse sipas rregullit, nga një njësi në një tjetër mund të shkojnë zyrtarë që janë të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të cilët, me mbarimin e kohës së transferimit, kanë të drejtë të kthehen në vendin e punës së tyre të mëparshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…