Refugjatja nga Bosnja: ISHTE BUKUR NË ULQIN, POPULLI ËSHTË HUMAN

Nana FataFata Jaganjac është Boshnjakja e vetme e cila para pesëmbëdhjetë vitesh është kthyer në qytezën Bileqë.

Siç transmeton Agjencia Anadolija, bashkëshorti i vdiq në vitin 1991, ndërsa ajo e lëshoi këtë vend në Hercegovinën lindore në vitin 1993.

Është kthyer tetë vite më vonë, e deri në 2001, me vajzën ishte refugjate në Ulqin.

“E kishim bukur. Populli është human, kam punuar me ndershmëri, me nder fitoja dhe mbijetoja. Prapë, kur u ktheva, kishe dinarin të cilin e fitova me ndershmëri”, tha Fata duke shtuar se tani ka pensionin nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës i cili ka vlerën prej 326 marka konvertibile, gjegjësisht 163 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…