Regjion: BASHKËPUNIM I UNIVERSITETIT TË MALIT TË ZI DHE SHKODRËS

Shkodra (1)Rektorja e Universitetit të Malit të Zi, Radmila Vojvodiq, dhe rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra, Artan Haxhi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për bashkëpunim, e cila do të vlejë në dy vitet e ardhshme.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes vazhdon bashkëpunimi dhjetëvjeçar me Universitetin në Shkodër, i cili ka filluar në vitin 2004. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e studentëve dhe mësuesve, punën e përbashkët në projektet dhe aktivitetet hulumtuese, si dhe bashkëpunimin në realizimin e mësimit për lëndët e caktuara.

Pesëmbëdhjetë profesor nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” janë angazhuar si mësimdhënës në fakultetin katërvjeçar për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe, ku momentalisht studiojnë 70 studentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi