Regjioni jugor: TË SHTUNËN FILLON PJESA PRANVERORE E GARËS

Adnan AlibeguPjesa e dytë e garës në Regjionin jugor të futbollit do të vazhdojë të shtunën.

Skuadra e “Otrant-Olimpik” do të jetë mysafirë në Tivar, ku takohet me skuadrën e “Sllogës”.

Javën e ardhshme Ulqinakët, të cilët e përfunduan pjesën e parë të garës në krye të tabelës, do të takohen me rivalin kryesor “Arsenalin” nga Tivati.

Nga udhëheqësia e klubit është njoftuar se në periudhën dimërore përgatitjet kanë kaluar mirë dhe se fituan dy përforcime. Për “Otrant-Olimpik” do të luajnë Dragan Jakovljeviq dhe Muho Aliçkoviq.

U shpreh edhe pritshmëria që Komuna në të ardhmen do të përkrah financiarisht këtë kolektiv sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi