Një nga regjisorët e njohur botërorë, Pavel Lungin, ka deklaruar që në Ulqin po mbledh energjinë për një nga sfidat më të mëdha në karrierë.
Fituesi i çmimit për regji në Kan tha për “Dnevne novine” që po punon në filmin “Zonja e Pikos”, sipas tregimit të shkurtër të Aleksandër Pushkinit. “Tema e këtij filmi modern është ndjenja e numrit të madh të njerëzve të rinj të cilët sot ndjehen sikur po ju merret fryma. Nuk e kanë të qartë pse janë të varfër, pse nuk janë të njohur, pse njerëzit e vjetër, të pasur jetojnë aq je të bukur”, tha Lungin.
Lungin ka shtëpinë në Liman dhe thotë që për të Ulqini është vend poetik. “E dua Kalanë, aromën e historisë, rrugët e ngushta, kjo që nuk ka hotele të mëdha dhe këtë mënyrë të jetesës si para 100 viteve”, tha regjisori rus dhe shtoi: “Ulqini më pranoi dhe unë do ti qëndroi besnik”.